Skip to content

Protesta e dhunshme në Tiranë/ Reagon BE, urdhri që i jep policisë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke shprehur shqetësim për situatën e krijuar.

Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Lexo gjithashtu:  Tirana ne proteste! Reagon kryeministri i vendit

Gjithashtu, Delegacioni shprehet se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Lexo gjithashtu:  “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i “Science”-s në vitin 1960

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, si dhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thuhet në reagim.

Lexo gjithashtu:  Sondazhieri i “Ramës” tr*ndit me sondazhin: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet, duke theksuar se dialogu konstruktiv mes të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.

Published inLAJMI