Skip to content

Çfarë po ndodh në Tiranë? Bie “qetësia”, policia nuk gjen dot grupimet e protestuesve

Çaste qetësie në këto momente në Tiranë (ora 14:59).

Ndërsa u shënuan disa përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, në këto momente ka një situatë të qetë dhe njëkohësisht të çuditshme.

Lexo gjithashtu:  Rama prezanton hapësirën e re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët

Pasi sulmuan Gjykatën e Apelit dhe policia nisi shoqërimet, protestuesit u shpërndanë me shpejtësi.

Duket se policia nuk po i lokalizon dot grupimet e protestuesve të dhunshëm, ose këta të fundit janë zhvendosur në zona “të mbrojtura”.

Lexo gjithashtu:  Ajo e braktisi kur u semur duke ikur ne SHBA, ja cfare ben ish gruaja e avokatit Sajmir Visha pas vdekjes se tij

Ndërkohë, një grup i vogël protestuesish ndodhet aktualisht para Parkut Rinia.

Published inLAJMI