Skip to content

Kontrolle të shtuara në Qafë Thanë, informacione për mbërritjen e grupeve “problematike” nga

Kontrolle të shtuara dhe masa të rrepta janë vendosur prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në hyrje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në pikën kufitare janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjetet që hyjnë në territorin shqiptar.

Lexo gjithashtu:  Ish-deputeti: Rama dhunon e hedh gaz ndaj taksapaguesve shqiptarë sikur po sulmon një vend armik / “Do t’i kthehet ….

Kontrollet, sipas të njëjtave burime, lidhen me dyshimet për transportimin e sendeve të ndaluara, si dhe me informacionet se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut mund të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar, por informacionet thonës se edhe mund të kenë me vete sende të ndaluara.

Lexo gjithashtu:  Marim Mema: Nuk kam synime politike, misioni im është Bashkimi Kombëtar!

Burimet bëjnë me dije se autoritetet kanë pasur informacione paraprake për mbërritjen e këtyre grupeve, çka ka sjellë shtimin e verifikimeve në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Lexo gjithashtu:  TOzaj nuk ndalet me deklaratat! “Vera Grabocka ka shítur vajzat e showbizít, miss-et detyroheshin të flinin me – LAJMI
Published inLAJMI