Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Ushtarakë të veshur si policë në protestë? Reagon Kryeministria

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë ka reaguar pas pretendimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në protestën e sotme të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu:  Reagon Erjoni me mesazhin e forte

MIA i cilëson këto pretendime të pavërteta, duke përcjellë qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes se asnjë ushtarak nuk është përfshirë në veprimtari policore me uniformën e Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu:  E rèndë! 28-vjèçári nga Malësia e Madhe gjèndet i pajètë në arë

Në reagim, qytetarëve u bëhet thirrje të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’u referohen burimeve zyrtare.

“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron kategorikisht këtë pretendim, duke konfirmuar se asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke përdorur uniformën e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, humb jetën një grua, ja dyshimet e para
Published inLAJMI