Skip to content

Si në filma/ Po e ndiqte policia, shoferi i mjetit humb kontrollin dhe bie në kanal në Durrës (Video)

Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore.

Lexo gjithashtu:  Video/ Ndodh në BBVK 5: Vajza i kërkon djalit të kryejnë marr’ëdhënie bashkë: “Dua të ****”

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Policisë ishin vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë saj, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Lexo gjithashtu:  Dyshime për h*lmim në një kopsht në Vlorë! Shtatë f*mijë paraqiten në pediatri

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë drejtuesin dhe dërguar në spital. Paraprakisht deklarohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur./Top Channel

Published inLAJMI