Skip to content

Tronditet politika! Gjendet i pajetë ministri i njohur në një dhomë hoteli gjatë vizitës zyrtare në Kryeqytetin e…(F0t0)

BERLIN – Skena politike gjermane është tronditur thellë nga një lajm tragjik dhe i papritur, pasi ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger, është gjetur i pajetë brenda një dhomë hoteli në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga burime të qeverisë bavareze dhe nga Policia e Berlinit, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe ngushëllimesh nga e gjithë spektrimi politik në vend.

Sipas detajeve të zbardhura nga gazeta e njohur gjermane Bild, ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin. 55-vjeçari Aiwanger nuk ishte paraqitur në ceremoninë e rëndësishme të inaugurimit të zyrës së re të partisë së tij, pasi gjatë ditës kishte shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ishte ndjerë keq.

Lexo gjithashtu:  Tr*gjike në Has! Dy vëllezër nga Kosova pësojnë aksident me makinë, njëri humb jetën, tjetri përfundon në …

Pasi ishte tërhequr për të pushuar në hotelin e tij të vendosur në lagjen qendrore “Mitte”, kontakti me të kishte humbur, derisa trupi i tij u zbulua nga autoritetet.

Lexo gjithashtu:  “Hëngre bukën e dikujt”, Rezart Veleshnja ‘shpërthen’ ndaj Salsano Rrapit: Për ty s’e rr*jti njeri kur ike nga Portokallia

Pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e urgjencës dhe grupe të posaçme të policisë kriminale të Berlinit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet paraprake për të zbardhur rrethanat e plota.

Megjithatë, deri në këto momente, shkaku i saktë i vdekjes mbetet i panjohur dhe pritet të përcaktohet zyrtarisht pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe autopsisë.

Hubert Aiwanger ishte një nga figurat më karizmatike, por edhe më të debatuara të politikës gjermane të viteve të fundit.

Lexo gjithashtu:  Kush është “mesazhi” që mori Edi Rama nga Bashkimi Europian

Përveç detyrës së lartë si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë në Bavari, ai drejtonte si kryetar partinë populiste të krahut të djathtë, “Votuesit e Lirë” (Freie Wähler), duke luajtur një rol kyç në qeverisjen e landit më të madh gjerman.

Ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në strukturat drejtuese të Bavarisë dhe në debatin e gjerë politik gjerman.

Published inLAJMI