Skip to content

Kèrcènòhet Altîn Dùmáni?/ Kòçiu shtòn nùmrîn e trùpròjave për îsh kreùn: Ka lîdhje me hètîmet për

Koçiu hodhi poshtë lajmet se Garda e Republikës nuk ka zbatuar vendimin e KLP për shtimin e truprojave për Altin Dumanin.

Ministrja e Brendshme tha se Garda e ka zbatuar duke urdhëruar shtimin me dy truproja për prokurorin e SPAK.

“KLP ka marrë vendim dhe në momentin që merr vendim ka edhe një anëtar përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme në nivelin e zv/ministrit.

Lexo gjithashtu:  Stuhi të medha dhe shi në Shqiperi, ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

Jemi vënë në dijeni, kemi qenë pjesë e vendimmarrjes. Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka zbatuar këtë vendim duke e shtuar në organikën e saj edhe dy truproja të tjera për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK.

Lexo gjithashtu:  Noizy “shk•terron” Clevion, merret vendimi i fr•kshem per te ne Dubai pas burgosjes

Garda e Republikës ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve”, tha ministrja.

Kërkesa u bë nga kreu i tanishëm i SPAK, Klodian Braho në kuadër të një ‘alarmi’ për presion në rritje ndaj Dumanit, lidhur me disa hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e Dumanit gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut.

Lexo gjithashtu:  Harta e Yjeve për Fundvitin 2025: Energjia e Marsit dhe Sfida e Mërkurit

Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani, ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij.

Published inNews