Skip to content

Vjen lajmí í forte nga motí, ja cfare prítet sot

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Lexo gjithashtu:  Deklarata e fundit e Mirit drejtuar Selines

Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Lexo gjithashtu:  Kujdes kur të iu marrin në telefon! Shoqata Bankave në Shqipëri: Ja si mund tua marrin lekët

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Lexo gjithashtu:  Dhëndri u jep valium prindërve të gruas dhe i ...
Published inNews