Skip to content

Operacion i SPAK për m*shtrimet me Call Center-at, 10 të arr*stuar,ne kerkim 2 pronaret

Një operacion i kryer nga SPAK ka çuar në arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve të dyshuar për mashtrime të organizuara përmes Call Center-ave.

Bëhet me dije se nga kontrollet e SPAK dhe BKH të zhvilluara ditën e djeshme, 16 janar, në disa zyra “call center” në Tiranë, janë vënë në pranga 10 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy pronarë të këtyre biznesve.

Lexo gjithashtu:  Káos në vendin látin! Lárgòhet Prèsidènti i 8-të në 10 Vite pas Skándálit

Hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Lexo gjithashtu:  Ndryshime në rradhet e 'bluve', Ilir Proda bën lëvizjen e radhës

Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, 17 janar, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Lexo gjithashtu:  A rrezikohet Shqipëria nga Irani? Ambasadorja e Izraelit lëshon paralajmërimin: Qëndroni të kujdesshëm dhe vigjilentë

Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.

SPAK nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi vazhdon.

Published inNews