Skip to content

Arrestohet pronari i spitalit privat “Sante Blus”, Bilal Kara! I shpallur në kërkim prej një viti

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Lexo gjithashtu:  Pas dëshmisë së Eli Farës në Polici, vjen reagimi i vajzës së saj, Marina

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy.

Lexo gjithashtu:  Historia! Legjenda e 300 nuseve shqiptare që u kthyen në luftëtarë: Si u mashtruan oficerët serbë në Dibër!

Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë.

Lexo gjithashtu:  Rama mohon realitetin e protestës: Dëgjova vetëm “burg dhe litar”, s’kishte kërkesa

Published inLAJMI