Pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë nga PD, policia ka shoqëruar me forcë në ambientet e saj një protestues.
Sipas raportimeve, dyshohet se protestuesi ka qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve të policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, ai është tërhequr zvarrë nga efektivët për t’u futur më pas në furgonin e policisë.