Skip to content

LAJMI I FUNDIT, Pas protestave, Edi Rames i ndodh e keqja e madhe e papritur

Ne fluksin e protestave qe kerkojne doreheqjen e Rames, SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish. Burimet bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri më tani nuk ka emra personash të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim.

Lexo gjithashtu:  Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë për protestat

Kallëzimi i gushtit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Ai mbështetet në materialet e njohura si “The Albanian Files”, që përmbajnë hartëzimin e resorteve në zonat e mbrojtura, si dhe në “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Lexo gjithashtu:  Çmenduri! Taksa dyfish e makinave nga 1 janari 2027 që do të “zhysë” drejtuesit e mjeteve, ja sa do paguani sipas mjetit

Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Kallëzuesit pretendojnë se bëhet fjalë për një model të përsëritur, ku ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe më pas jepet leja përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga kryeministri.

Lexo gjithashtu:  Tensione te Zogu i Zi

Tre rastet kryesore që janë në fokus të kallëzimit janë Baks-Rrjoll, Divjakë-Karavasta dhe Zvërneci. Megjithatë, kallëzuesit i kërkojnë SPAK që hetimi të mos kufizohet vetëm në këto tri projekte.

Published inLAJMI