Skip to content

E trishte, autobusi rreshket nga rruga, disa persona te lenduar dhe shume nderrojne jete

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Dosemealti, në veriperëndim të qendrës së qytetit të Antalyas. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror TRT tregojnë autobusin të përmbysur.

Lexo gjithashtu:  Humbi kontrollin e motorit si pasojë e lagështirës

Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, bëri të ditur se 26 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Lexo gjithashtu:  Selin ka nxjerre padashje nje sekret te erret te Marina Vjollces!

Sipas agjencisë së lajmeve DHA, disa pasagjerë janë hedhur jashtë automjetit si pasojë e përplasjes. Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë, drejt Antalyas.

Lexo gjithashtu:  ALARM ne shtetin e madh evropian. Po behet thirrje urgjente qytetarëve të mbyllen në shtëpi (Ngjarja)

Autoritetet dyshojnë se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në aksident.

Published inNews