Skip to content

Publikohen pamjet ku puth me dhunë prezantuesen e njohur (Video)

Një video e vitit 2004 e Julio Iglesias, e transmetuar në një kanal televiziv argjentinas është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të forta.

Pamjet tregojnë këngëtarin e famshëm duke puthur në buzë prezantuesen Susana Giménez gjatë transmetimit, pavarësisht rezistencës së dukshme nga ana e saj.

Në intervistën, e zhvilluar në emisionin “Susana Giménez”, Iglesias shihet duke e përqafuar prezantuesen dhe duke tentuar disa herë ta puthë në buzë.

Në video, ai e kap me duar nga koka dhe përpiqet ta imobilizojë, ndërsa Giménez përpiqet të shmangë kontaktin. Pavarësisht reagimeve të saj, këngëtari arrin ta puthë kundër vullnetit të saj.

Më pas, teksa Iglesias ulet në divan, ai i kërkon vazhdimisht prezantueses të ulet pranë tij dhe tenton sërish ta puthë. Giménez reagon duke e shmangur situatën me humor, ndërkohë që emisioni vazhdon drejtpërdrejt.

Rikthimi i videos vjen në një moment delikat për artistin 82-vjeçar, i cili aktualisht përballet me akuza të rënda për ngacmim dhe sulm seksual nga dy ish-punonjëse të tij.

Lexo gjithashtu:  I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, e pabesueshme cdo ndodhe ne fillim te muajit tjeter

Një padi zyrtare është paraqitur në Audiencia Nacional, gjykata më e lartë penale e Spanjës, duke e akuzuar Julio Iglesias për trafikim qeniesh njerëzore dhe sulm seksual.

Sipas raportimit të The Guardian, akuzat lidhen me ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur rreth pesë vjet më parë, në vitin 2021, në pronat e këngëtarit në Karaibe, Republikën Dominikane dhe Bahamas.

Njëra nga gratë, e identifikuar me emrin Rebecca për arsye sigurie, deklaron se Iglesias e thërriste shpesh në dhomën e tij dhe e sulmonte seksualisht pa pëlqimin e saj.

Lexo gjithashtu:  E ëma i kërkoi largimin/ Vjen reagimi i familjarëve të Selin pasi ajo vazhdoi garën (Foto)

“Ndihesha si një objekt, si një skllave,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se incidentet ndodhnin shpesh në praninë e një punonjësi tjetër që ishte eprori i saj.

Gruaja e dytë, e identifikuar me pseudonimin Laura, pretendon se Iglesias e ka puthur dhe i ka prekur gjoksin pa lejen e saj, si në plazh ashtu edhe në pishinën e vilës së tij në Punta Cana.

Published inNews