Skip to content

Pyetet për herë të parë për pezullimin e Ballukut, Rama “shpërthen” me kritika

Tiranë – Kryeministri Edi Rama mbërriti në Pallatin e Brigadave, ku po zhvillohet Samiti i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve rajonalë dhe Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Refuzimi Për Koment

Me të mbërritur, Kreu i Qeverisë u pyet menjëherë nga gazetarët për pezullimin nga detyra të Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO-së. Megjithatë, Rama refuzoi kategorikisht të bënte ndonjë koment mbi këtë çështje të nxehtë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Edi Rama merr vendimin e forte pas mbledhjes, ben ndryshime ne qeveri, ja emrat e bujshem qe emerohen

Kritikat E Ramës Ndaj Gazetarëve

Ndërsa priste ardhjen e liderëve të tjerë dhe pyetjet insistuese vazhdonin, Rama u ndez, duke kërkuar nga gazetarët të respektonin protokollin e Samitit dhe duke premtuar se do të flasë në një konferencë për shtyp pas aktivitetit.

Edi Rama:Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën? Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.”

Rama, në vend që të adresojë pyetjen nëse do ta shkarkojë apo jo Ballukun, theksoi rëndësinë e Samitit dhe i quajti pyetjet insistuese të gazetarëve një shkelje të protokollit.

Lexo gjithashtu:  Publikohet VIDEO e plotë dhe tronditëse e atentatit në Rinas
Published inNews 2