Skip to content

Lëvizje e papritur te kryeministria, garda merr masa të forta pas lajmit për protestën, ja çfarë po ndodh në këto momente…

Tashmë është kthyer në normalitet që sa herë thirren protesta kombëtare, godina e Kryeministrisë blindohet. Dyert e saj, në pjesën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” vishen me llamarina, një masë shtesë kjo, përtej qindar forcave policore dhe atyre të Gardës që angazhohen për të mbrojtur godinën qendrore të Qeverisë.

Pothuajse 24 orë përpara se “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt të zhvillojë protestën e saj kombëtare, nën mbikqyrjen e Gardës, është vendosur blindimi i godinës së Kryeministrisë. Zakonisht një masë e tillë ndodh kur ka informacione për përplasje apo tensione, të cilat ndodhin kur ka pjesëmarrje relativisht të lartë.

Lexo gjithashtu:  Romeo Veshaj flet për Big Brother VIP: Duhet t'ia kisha kursyer vetes!

Kjo ndodhi edhe në protestën e fundit të thirrur nga PD më 24 janar, ku nuk munguan molotovët dhe fishekzjarret, ndërsa policia nuk nguroi të përdorte gazin lotsjellës.

Lexo gjithashtu:  BEFASUESE! S'do ta BESONI kurre Açfarë i ndodh trupit nëse konsumoni dy vezë ne dite

Lapaj ka bërë thirrje për një protest larg flamujve të partive, një protest qytetare, sikundër shprehet ai, ndërsa në jo pak raste, aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë përplasur me policinë, sa herë që kjo e fundit i ka rrëmbyer çadrat e improvizuara apo karriget e ngrohëset protestuesve që qëndronin gjatë natës në trotuarin përballë Kryeministrisë.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT - Avion rrëzohet në mes të rrugës gjatë uljes së detyruar

Nuk dihet nëse në protestën e së shtunës, e cila pritet të nisë në orën 18:00, nga forcat e rendit do të merren të njëjta masa si ato të një jave më parë, por ajo që dihet deri tani është fakti se Garda ka blinduar godinën qeveritare.

Published inNews