Skip to content

“Esk*rta VIP…”/ Ish-banorja e BBV 5 habit rrjetin me ate qe thote

E ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë gazetarja Sabina Mete, njëkohësisht ish-banore e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm…

Grida Duma diskutoi së fundmi në “Top Story” lidhur me praninë e eskortave në vendin tonë. Si e komenton ti? Po kur janë dhe të famshme si quhen?

Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Mbase këto eskortat VIP mund të ndryshojnë nga çmimi, nuk e di.

Lexo gjithashtu:  Máteò i acárùar me Brîkenèn pasi u hòdh në pîshînë prèj Mîrît

E ndoqa emisionin në fakt, edhe për sa i përket çmimeve, punës dhe orareve. Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë atë jetën që do, varet ti si do ta zgjedhësh, si do ta përdorësh jetën tënde, trupin tënd.

Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën. Megjithatë janë shtuar kaq shumë dhe ka kaq shumë njerëz që paaftë vërdallë, jo vetëm në media por kudo, por secili ka atë rrugën e vet dhe secili ka riskun e tyre. Për aq kohë sa u jepet kohë, u jepet mundësi, pse jo.

Lexo gjithashtu:  Ta kesh të qartë që sot/ Brikena ia thotë troç Mateos: Nëse dal nga shtëpia, ja çfarë do ndodhë mes nesh

Po në rastin kur rastis në tavolinë me një vajzë që ka një rrogë nën 1 milion lekë dhe luksi i saj është i tepruar, çfarë mendon?

Ti i kupton gjërat se si ndodhin, sepse ne jetojmë këtu, kemi një rreth shoqëror që marrim nga njëri-tjetri informacione dhe çdo gjë tjetër.

Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të ikësh në Mykonos apo kudo tjetër, sepse ne e dimë që këto janë gjëra luksi.

Lexo gjithashtu:  Bllokohen rrugët e Tiranës, ja akset dhe oraret

Po them me pagat që ne jetojmë. Nëse një studente vjen këtu dhe nuk ka të paktën minimalisht një shtëpi në Tiranë, çfarë do paguajë më parë?

Po paguajë qiranë, do paguajë faturat, apo do bëjë atë jetën e shtrenjtë, të blejë atë çantën Gucci që pjesa më e madhe e kanë ‘fake’?/TAR

Published inNews