Skip to content

Günther Fehlinger-Jahn i propozon Ramës të largohet përgjithmonë nga pushteti dhe nga Shqipëria: Prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu

Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028, i ka bërë një propozim politik kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe të vendoset përfundimisht në Vjenë.

Në reagimin e tij publik, Fehlinger-Jahn i ka kërkuar Austrisë të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje të negociuar me Ramën për tërheqjen e tij nga politika. Sipas tij, një zgjidhje e tillë do të mund të ndihmonte në përfundimin e tensioneve dhe në krijimin e kushteve për një tranzicion paqësor në Shqipëri.

Propozimi parashikon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, largimin e tij të përhershëm nga Shqipëria dhe vendosjen në Vjenë, në respektim të ligjeve austriake. Një tjetër kusht i përmendur nga Fehlinger-Jahn është tërheqja përfundimtare e Ramës nga jeta politike, pa të drejtën për t’u rikthyer në pushtet apo për të ndikuar në zhvillimet politike në vend.

Lexo gjithashtu:  Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

Në nismën e tij, Fehlinger-Jahn ka ngritur edhe çështjen e mundësisë së negociimit të mbrojtjes ligjore nga ndjekja penale dhe dënimi, por vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk mund të shërbejë si garanci imuniteti për vepra penale, për të cilat ligji nuk lejon amnisti.

Kreu i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s ka sqaruar se bëhet fjalë për një propozim të tijin politik dhe jo për një marrëveshje që është arritur apo për një garanci të ofruar nga autoritetet austriake.

Lexo gjithashtu:  Tri shenjat e zodiakut që do të tërheqin pasuri gjatë muajit tetor

Në një tjetër pjesë të reagimit, Fehlinger-Jahn ka theksuar nevojën për një proces politik që garanton zgjedhje të besueshme dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Ai kërkon që, krahas dorëheqjes së Ramës dhe angazhimit të tij për të mos kandiduar më, të sigurohen vëzhgimi i pavarur ndërkombëtar, akses i barabartë në media dhe transparencë në numërimin e votave.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të deklarojë publikisht se nuk do të kandidojë më. Në këmbim, një marrëveshje e negociuar duhet t’u japë fund protestave dhe dhunës në rrugë, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për tubime paqësore”, shkruan Fehlinger-Jahn.

Lexo gjithashtu:  Vijne te fundit nga Ministria e Shendetesise

Ai e mbyll mesazhin e tij me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar largimin nga pushteti si një mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja politike.

“Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”, përfundon reagimi i tij.

Fehlinger-Jahn argumenton se Shqipëria ka nevojë për një tranzicion demokratik paqësor dhe për avancimin e perspektivës së saj evropiane.

Published inLAJMI