Skip to content

A do të japë dorëheqjen Edi Rama? Ministri i Qeverise jep detajet e pathena, sipas tij Rama …

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke theksuar se mandati i tij buron nga votëbesimi që ka marrë Partia Socialiste.

I pyetur për këtë çështje, ai u shpreh se Rama ushtron mandatin e fituar nga PS-ja me rreth 800 mijë vota dhe se objektivi kryesor i mazhorancës mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas ministrit, mazhoranca duhet të dëgjojë në mënyrë të vazhdueshme shqetësimet e qytetarëve, por pa u larguar nga axhenda për të cilën ka marrë votëbesimin.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Mbështetës i flaktë i SPAK! I vihet tr*toli makinës së avokatit Idajet Beqiri

“Jo, nuk ka ndërmend. Edi Rama nuk ka një mandat personal, ai ushtron mandatin që ka marrë Partia Socialiste e Shqipërisë me 800 mijë vota. Ushtron një mandat që ka një objektiv të caktuar, arritjen në BE.

Lexo gjithashtu:  “O palaço, s’të vjen turp”/ Disa të rinj i dalin përpara Avokatit të Popullit teksa ishte në kafe, reagon Endri Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi…

Mazhoranca ka nevojë të dëgjojë në mënyrë sistematike njerëzit, duke i qëndruar besnike axhendës kryesore mbi të cilën është marrë edhe votëbesimi”, u shpreh Arbjan Mazniku në studion e Opinion.

Lexo gjithashtu:  PS- PD drejt “shk*tërrimit”! Sondazhieri i “Ramës” trondit me sondazhin: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet
Published inLAJMI