Skip to content

Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar, për qendrimin e tyre në lidhje me situatën e krijuar nga protesta.

“Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur.

Lexo gjithashtu:  “E go dita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, rrëfimi i burrit që masakroi gruan në Shkodër, gjykata e liron

Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së Grupit të PS, sipas Report TV.

Lexo gjithashtu:  Me sa blihet Euro dhe Dollari sot

Ndërkohë, pas mbledhjes së grupit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, përsëriti edhe njëherë ftesën për dialog mes protestuesve dhe qeverisë.

“Sot besoj që është tepër e qartë, pa dyshim që studentët duhet të dëgjohen, dhe qeveria, kryeministri ka ofruar tryezën ose, le të themi, sheshin e dialogut.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme në Durrës! E reja 25 vjeçare gjendet e vdekur pranë vajzës 2 vjeçe, policia befason nga çfarë gjejnë në shtëpi

Ky unë mendoj që është momenti i duhur për t’u ulur me studentët, studentët e thashë meritojnë të dëgjohen”, tha Balla.

Published inLAJMI