Skip to content

Ngjarje e rende ne periferi te kryeqytetit

Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë 12-vjeçar, pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e së premtes, më 23 tetor, në dy zona të departamentit Yvelines, në periferi të Parisit.

Sipas mediave franceze, një person i armatosur hapi zjarr në disa pika publike në qytetet Trappes dhe La Verrière, duke shkaktuar panik te banorët. Të shtënat u raportuan në afërsi të një zyre postare, një pike karburanti, një kopshti, një qendre kujdesi dhe një farmacie, si dhe pranë stacionit të trenit në La Verrière.

Lexo gjithashtu:  Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret

Sipas raportimeve, autori lëvizte me një automjet tip Renault Clio, ngjyrë gri, nga brenda të cilit qëllonte në drejtim të personave që ndodheshin në zonë. Ai u arrestua pak kohë më vonë në zonën e Quanières.

Lexo gjithashtu:  ÇFARË NDODHI? / Noizy del kundër Edi Ramës dhe i bashkohet protestës?

Burime të cituara nga gazeta franceze Le Parisien bëjnë me dije se i dyshuari mund të ketë përdorur një armë automatike të tipit STEN, e prodhuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Alarmi u përhap edhe në rrjetet sociale, ku një përdorues paralajmëroi banorët për praninë e personit të armatosur dhe u bëri thirrje të qëndronin në shtëpi për të shmangur rrezikun.

Kryebashkiaku i Trappes, Ali Rabeh, reagoi pas ngjarjes, duke shprehur shqetësimin për natyrën e sulmit. “Ai qëllonte pa dallim, donte të shkaktonte një masakër. Jam shumë i shqetësuar”, deklaroi ai.

Lexo gjithashtu:  Shqetësime për jetën e Veliajt? Kryebashkiaku në një korridor me Dan Hutra, mendohet se do të

Deri më tani, motivet e autorit dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta. Sipas raportimeve të mediave franceze, autoritetet kanë mobilizuar forcat e sigurisë dhe organet e drejtësisë për hetimin e rastit, ndërsa Prokuroria Kombëtare Antiterrorizëm ka njoftuar se po e ndjek situatën.

Published inLAJMI