Skip to content

“Nuk kam as 3 apartamente”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje skandalin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë e marrë e pandehur për 5 akuza për vepra penale, ‘Shkelje e barazisë në tendera’, ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike’, ‘Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, ‘Fshehje/ Mosdeklarim të pasurive’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’.

Lexo gjithashtu:  “Jam gruaja e Ardianit”, Alketa Vejsiu flet troç para Luiz Ejllit çfarë po ndodh me marrëdhënien me burrin e saj, çfarë ndodh mes tyre

Berisha ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama e justifikoi mbrojtjen politike të Ballukut nga arrestimi i kërkuar nga SPAK me votat e PS në Kuvend, se medemek nuk kishte akuzë për korrupsion, si dhe videon kur vetë ish-zëvendëskryeministrja deklaratonte se nuk kishte as 3 apartamente.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme! E gjetën të vdekur në Lumin Lana, zbulohet kush është burri, policia thotë që ai ka rënë sepse

‘Video që nuk ka nevojë për asnjë koment. Flet vetë!’, shkruan Berisha në Facebook.

Deklaratat e Ramës dhe Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj:

Rama: Dhe çështja e deputetes Balluku, sipas meje sipas nesh është një çështje e mbyllur. Kuvendi u shpreh, nuk e autorizoi kërkesën, nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe kur nuk bëhet fjalë për përvetësime për interesa personale…

Lexo gjithashtu:  Berisha apel të rinjve për bojkot: Lini bankat e shkollës, merrni në dorë të ardhmen tuaj

Balluku: Unë nuk ka dhe s’kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin. Unë nuk kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente.

https://www.facebook.com/watch/?v=1169128355790565

Published inLAJMI