Skip to content

Tentoi me çdo “mik” të hiqte Ballukun nga raporti i “zi” i BE; Edi Rama e pëson keq, dy shtete të forta zbulojnë që i është vënë syri për ta

Deri në mbrëmjen e djeshme të 3 Nëtorit Edi Rama po shpresonte.
Prej dy javësh ai personalisht, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe miq të huaj të kryeministrit shqiptar, po përpiqeshin të bindnin Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, që të shmangnin nga raporti i përvitshëm rastin e Belinda Ballukut.

Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se dy qeveri evropiane janë në dijeni të përpjekjeve të Ramës dhe rrjetit të tij të lobistëve, ndërsa mbrëmjen e së martës disa prej tyre janë kontaktuar dhe u është dhënë mesazhi se mund të hynin në shtigje të gabuara duke favorizuar Edi Ramën.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Studentët ndezin zjarr në mes të rrugës, vijon protesta në Rrugën e Durrës

I njëjti burim diplomatik informoi Hashtag.al se prej disa javësh Edi Rama ka ftohur marrëdhëniet si dhe ka pakësuar kontaktet me Marta Kos; kjo e fundit mund të ketë qenë më herët objekt i kritikave nga qeveritë evropiane për favorizim të Edi Ramës.

Lexo gjithashtu:  Besimtari ndërron jetë gjatë faljes në xhami, e pabesueshme çfarë ndodh më pas

Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha ka kuptuar në takime me përfaqësues së disa shteteve evropiane se qeveria shqiptare është në survejim konstant sidomos për 3 çështje:

Lexo gjithashtu:  Në qeli që prej shkurtit 2025, Veliaj reagon sërish nga burgu

a) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me narkotrafikun
b) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me dosjen AKSHI- Agasi
c) Dosja Balluku/HASHTAG.al

Published inLAJMI