Skip to content

Rama pranon kritikat e BE për dhunën policore ndaj të rinjve protestues: Çdo pretendim për tejkalim të forcës duhet

Kryeministri Edi Rama ka pranuar problematikat e evidentuara në raportin e Progresit të Komisionit Europian, mes tyre edhe shqetësimet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga Policia.

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e Bashkimit Europian, pas dorëzimit të progresraportit, Rama u ndal te gjetjet e dokumentit për protestat e muajve të fundit, duke theksuar se e drejta për protestë duhet të garantohet dhe çdo rast i tejkalimit të forcës nga policia duhet të hetohet.

Lexo gjithashtu:  Mesazhi i forte i Ambasadorit te ri te SHBA ne Tirane

Rama po ashtu theksoi se dialogu nënvizohet si rruga ku duhet të angazhohemi seriozisht.

“Vonesat në gjykata, procesi gjyqësor, vonesa për çështjet e korrupsionit dhe përpjekjet e papërshtatshme mbi institucionet e drejtësisë. Raporti ngre shqetësimin mbi mbikëqyrjen parlamentare, lirinë mediat. Ai trajton deh protestat e muajve të fundit duke e vendosur gishtin në plagët e dhunës, duke cituar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ndërkohë dialogu nënvizohet si rruga ku duhet të angazhohemi seriozisht. I sjell këto në vëmendje se asnjë konstatim i raportit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht. Çdo pretendim i tejkalimet të dhunës nga policia. Duhet hetuar. Dialogu është kusht për bashkëjetesë. Ne si qeveri kemi përgjegjësi të qartë për ta mundësuar atë. Siç e shihni s’po flas vetëm për anën e ndritshme të këtij raporti që është më e ndiçme se asnjë herë tjetër. Por dhe për anën me hije të kësaj medalje. Jo vetëm që nuk shoh kundërshti mes faktit se Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe faktit se përballet me probleme të vogla”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Cfarë po ndodh në Aeroportin e Rinasit
Published inLAJMI