Skip to content

Rama: Që nga 1912, asnjë ministër…

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në një intervistë për median gjermane WELT, i pyetur për korrupsionin në Shqipëri dhe për arrestimet e zyrtarëve të lartë, Rama u ndal te puna e institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht te SPAK-u.

Në pyetjen e saj, WELT iu referua edhe arrestimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, duke e vendosur atë në kuadër të rasteve të tjera të hetimeve dhe dënimeve të zyrtarëve të lartë.

Lexo gjithashtu:  “Është e turpshme të vijojmë si normalisht”/ Solidaritet me të rinjtë në Tiranë

Hyseni u arrestua në kuadër të një hetimi të SPAK-ut, ndërsa çështja e saj është pjesë e një serie procedimesh që kanë prekur edhe figura të tjera të rëndësishme të administratës dhe politikës shqiptare.

Rama e përshkroi situatën si një ndryshim të thellë të mënyrës se si funksionon shteti shqiptar.

Pjesë nga intervista-

WELT: Në Shqipëri korrupsioni mbetet ende një problem. Drejtoresha e shërbimit sekret është arrestuar, ndërsa ka edhe shumë raste të tjera hetimesh dhe dënimesh. Çfarë po bëni kundër tij?

Lexo gjithashtu:  Zbardhet porosia e kryeministrit për deputetët

Rama: Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit.

WELT: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, po vepron ashpër ndaj zyrtarëve të lartë. A po funksionon?

Rama: Pjesërisht është e dhimbshme. Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet evropiane, sipas mendimit tim. Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në kontinent. Por kjo është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm. Për këtë duhet të marrim vlerësim.

Lexo gjithashtu:  Njoftohet se neser ne oren 09;30 Edi Rama do te

WELT: Ka zëra që kërkojnë nga ju përgjegjësi politike – duke pasur parasysh arrestimet dhe dënimet e personave pranë jush…

Rama: Para se të merrja detyrën, që nga viti 1912, kur u krijua shteti ynë, asnjë ministër në Shqipëri nuk ishte paraqitur ndonjëherë përpara një prokurori të pavarur. Jam krenar që vendi ynë tani është në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, kudo që ndodhen. Kjo është përgjegjësia ime politike.

Published inLAJMI