Skip to content

Rama paralajmëron “shkrirjen” e një tjetër institucioni

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria po konsideron seriozisht shkrirjen e institucionit të Prefekturave në të gjithë vendin. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke theksuar se Prefekturat nuk kanë më asnjë impakt real në shërbim të qytetarëve dhe janë kthyer në “çerdhe për të punësuar” njerëz të paaftë.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT, SPAK arreston vellain e deputetit te afert te Rames, e pabesueshme kush ia beri gropen (EMRAT)

Rama kritikoi ashpër administratën, duke thënë se nevojitet një ndryshim rrënjësor që fillon nga qasja, jo thjesht nga ndryshimi i personave. “Funksionimi i prefekturave dhe dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme po të shohin realitetin është shumë i mangët,” tha ai.

Lexo gjithashtu:  Pezullimi i Ballukut! Trondit Baton Haxhiu: Sot ndodhi 'GRUSHTI i SHTETIT' ne Shqiperi po ngrihet nje Republike e 're' qe

Kreu i qeverisë shtoi se Prefekturat kanë humbur kuptimin e tyre dhe se duhet të nisë një reformë që do të udhëhiqet nga ministrja e Brendshme dhe ministri për pushtetin vendor. “Duhet të nxjerrim konkluzion na duhen apo s’na duhen fare dhe nëse na duhen, çfarë duhet të rregullojmë dhe jo të jenë si fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër zeros,” theksoi Rama.

Lexo gjithashtu:  Gjykata merr vendimin e rendesishem per Ilir Meten

Kjo deklaratë nënkupton se qeveria po përgatit një reformë të thellë të qeverisjes vendore, duke synuar një model më efikas dhe pa burokraci.

Published inNews 2