Skip to content

Me avion privat? Gazetarja plas “b*mbën”: Rama udhëtoi ne fshehtesi në Amerike me avokatin, ja çfarë i ndodhi

Gazetarja Anduena Llabani ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e saj të mëparshme, duke theksuar se mban përgjegjësi të plotë për gjithçka që ka thënë dhe duke këmbëngulur se thelbi i deklarimit të saj mbetet i saktë.

Në prononcimin e saj, Llabani sqaroi se nuk ka gabuar në faktin se Edi Rama ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse pranoi se mund të mos ketë qenë e saktë në aspektin e datës. “Nuk kam goditur në datë, por jo në fakt”, u shpreh ajo, duke theksuar se informacioni kryesor që ajo ka dhënë qëndron.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e fundit ne kryeqytet

Sipas saj, Rama ka udhëtuar drejt SHBA-së i shoqëruar nga një avokat. Llabani shtoi se nuk ka informacion të konfirmuar nëse udhëtimi është kryer me avion privat apo publik, duke lënë këtë detaj të hapur. Megjithatë, ajo nënvizoi se thelbi i deklaratës së saj lidhet me praninë e Kryeministrit në SHBA dhe jo me mënyrën e udhëtimit.

Lexo gjithashtu:  E fundit! RENEA fut Shkozetin në shtetrrethim

Gazetarja theksoi se, nëse Kryeministri Rama apo këshilltarët e tij mediatikë dëshirojnë ta përgënjeshtrojnë këtë fakt, janë të lirë ta bëjnë publikisht. “Unë e them me përgjegjësi të plotë se Rama ka qenë në SHBA dhe ka dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane”, deklaroi Llabani.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT - Vritet shqitpari 25-vjecar, dalin detajet tronditese, pronari i shtepise zbuloi qe...

Deklaratat e saj kanë nxitur debat në opinionin publik dhe në media, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Kryeministria apo nga vetë Kryeministri Rama lidhur me këto pretendime.

Published inNews