Kryeministri merr vendimin e pabesueshem per gjithe shqiptaret: Nuk do kete me asnje..

Qeveria ka miratuar ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, me qëllim ndalimin e ndërtimeve dhe rrethimeve që pengojnë qarkullimin në rrugë dhe hapësira publike. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nuk do të lejohen më trarë, rrethime apo ndërtime që bllokojnë servitute publike, edhe nëse këto nuk janë të regjistruara zyrtarisht.
Po ashtu, nuk do të jepen leje ndërtimi për prona që parashikohen të jenë sheshe, rrugë apo parqe, madje edhe nëse janë private. Çdo kërkesë për leje ndërtimi, ndryshim projekti apo certifikatë përdorimi do të refuzohet automatikisht nëse nuk kryhet pagesa e tarifës brenda 15 ditëve nga njoftimi.
Projektet për banim në zonat rurale do të miratohen vetëm nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Bashkitë kanë të drejtë të anulojnë lejet e dhëna gabimisht për rrethime në zona me servitut publik.
