Skip to content

Edi Rama zemerthyer ben reagimin urgjent

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ndarjes nga jeta të politikanit të njohur shqiptar, Servet Pëllumbi i njohur ndryshe si profesori i socialistëve.

Në postimin e ndarë në faqen e tij zyrtare, Edi Rama publikoi një foto të politikanit, krah së cilës shtoi: Lamtumirë profesor.

Kryeministri Rama me një plagë të hapur nga largimi i Servet Pëllumbit, reagoi zemërthyer për ikjen e tij duke postuar foto nga arkivat e periudhës së tranzicionit, ku politikani shfaqet në protestën e njohur të Partisë Socialiste që ai themeloi, në referendumin e vitit 1996.

Lexo gjithashtu:  Pas rikthimit ne Big Brother, Rogertit i vjen letra e papritur ne shtepi: “Shporru...”

Për humbjen e profesor Pëllumbit ka reaguar i pikëlluar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në radhët e politikës shqiptare, ku Pëllumbi la një gjurmë të veçantë me kontributin e tij ndër vite.

Lexo gjithashtu:  Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kercenime nga burgu, thuhet se do

I njohur ndryshe si “profesori i socialistëve”, Servet Pëllumbi mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme duke lënë pas një plagë të madhe për familjarët dhe të gjithë shoqërinë shqiptare për të cilën dha një kontribut të veçantë.

Lexo gjithashtu:  Irani mesazh te forte BE: Po na rrezuat raketat, akt lufte!

Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ai do të mbahet mend si një nga figurat kyçe që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit që nga fillimet e tranzicionit demokratik.

Published inNews