Skip to content

RRITEN TENSIONET! Raportohen shpërthime me dronë në rajonin e

Situata në rajon vijon të përshkallëzohet, ndërsa raportohet se dronë iranianë kanë rënë në rajonin e Nakhiçevanit në Azerbajxhan.

Sipas mediave lokale, një nga objektivat e goditur dyshohet të jetë aeroporti i këtij rajoni autonom, duke shkaktuar alarm dhe duke rritur tensionet në zonë.

Lexo gjithashtu:  LAJMI FUNDIT/ Nuk ndalet Salianji. Nxjerr ‘sekretin’ si mori votat Sali Berisha, kush e paska votuar masivisht

Nakhiçevani është një rajon strategjik i Azerbajxhanit, i ndarë nga pjesa tjetër e vendit dhe i vendosur pranë kufijve me Iranin, Turqinë dhe Armeninë. Sulmi i raportuar konsiderohet si një zhvillim i rëndësishëm që mund të zgjerojë më tej hartën e vendeve të përfshira nga sulmet e lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Lexo gjithashtu:  Njoftim me rendesi te madhe nga Ministria e Jashtme e vendit

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për dëme apo viktima, ndërsa situata në rajon po monitorohet nga forcat e sigurisë.

Lexo gjithashtu:  Pa u mbushur java, nuk permbahen djemte ne BBVIP, plas sherri mes tyre

Sulmi i raportuar në Nakhiçevan vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke rritur frikën për përhapjen e konfliktit edhe në rajone të tjera.

Published inNews