Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtorët e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor kanë vënë re aksidentin dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë policinë dhe ambulancën.
Te dyja keto sherbime si Policia dhe shërbimet e urgjencës kanë mbërritur shpejt në vendngjarje, duke transportuar të plagosurin në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e palëve të përfshira.
