Skip to content

Pamje ekskluzive: Si u th*rren dy karateistët në Istog?

Dy vëllezër në Istog u sulmuan dje me mjete të forta dhe thikë, nga tre persona.

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se dy vëllezërit Maraj, Donati dhe Artori, u sulmuan papritmas derisa po qëndronin me veturën e tyre në afërsi të një autolarjeje, teksa të dyshuar janë Dan, Dukagjin dhe Vigan Qelaj.

Lexo gjithashtu:  “Të më hash k***, të më hash rr***”, sherr i madh mes motrës e vëllait ne Vlore për…(VIDEO)

Vëllezërit Maraj, të dy karateistë, i vënë në përdorim aftësitë e tyre, duke mos lejuar të eskalojë edhe më keq ky sherr.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm që palët kishin ndërmjet vete.

Lexo gjithashtu:  Mos e Besoni po Deshet! Ne 2026, DY Shenja Horoskopi do jetojne PA HALLE e STRESE, Ja te Bekuarit

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa të dyshuarit gjenden në arrati.

“Dy viktima meshkuj kosovarë – vëllezër, kanë aportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e policisë.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi në Greqi! Shqiptari vret bashkëshortin e dashnores! Tradhtia që përfundoi në gjak

Më poshtë pamje ekskluzive nga momenti i përplasjes fizike:

Published inNews