Skip to content

Gruaja gjendet e pajetë në banesën e saj, kishte hematoma në kokë!

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima kishte rreth tre ditë pa kontaktuar me familjarët, ndërsa fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë gjatë kësaj periudhe.

Lexo gjithashtu:  Policia shef “hatanë” gjatë nxjerrjes së trupave, familjarët përplasen me njëri tjetrin sepse

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hapur derën e banesës, ku është konstatuar trupi i pajetë i të moshuarës, e cila jetonte e vetme.

Lexo gjithashtu:  I mori jetën Martin Canit, vjen ‘lajmi i zi’ për Mario Përlleshajn, sot i ndodhi e paimagjinueshmja

Nga këqyrja e parë mjeko-ligjore, në trupin e viktimës është konstatuar një hematomë në kokë, çka ngre dyshime se ajo mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë ka humbur jetën.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje me pasoje humbje jete ne Zvicer

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Published inNews