Skip to content

GARA NE PD! Kjo nuk pritej, sapo ndodhi skualifikimi i fuqishem – Sali Berisha…

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, dy kandidatët formalë që u regjistruan për të garuar përballë Sali Berishës e për t’i marrë fronin e Partisë Demokratike, janë skualifikuar nga komisioni zgjedhor.

Pas reagimeve të shumta që prodhuan këto dy emra dhe mbylljes së derës së PD për kritikët e Sali Berishës, duket se komisioni ka vendosur t’i skualifikojë edhe dy figurantët që pranuan të regjistroheshin sa për “sye e faqe”.

Lexo gjithashtu:  Babai detyroi të birin të shihte duke bërë s*ks me nënën dhe e mbylli në frigorifer

Tani, Sali Berisha mbetet i vetëm në të ashtuquajturën “garë” për drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

Një ditë më parë, kandidaturën e ka dorëzuar edhe Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu, por janë përballur me refuzim sepse veç afatit rekord 24 orësh për të dorëzuar kandidaturat, kur kanë shkuar në seli janë ndeshur vetëm me rojen.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi në festën e Pashkëve/ Pema rrëzohet nga era e fortë dhe vret tre persona, mes tyre foshnja 10-muajshe

Absurdi që po zhvillohet prej ditës së djeshme në selinë blu nuk përfundon me kaq. Mereme Sela, kandidatja që pranoi të regjistrohej kundër Sali Berishës vetëm për të formalizuar garën, tani shprehet se do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për të ankimuar skualifikimin.

Lexo gjithashtu:  Pas 29 ditesh proteste GJIGANDE, ndodh ngjarja e pazakonte per here te pare! Befasohen protestuesit, nuk e priste asnje prej tyre

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike është konsideruar si i turpshëm edhe nga vetëm demokratët, të cilët i kanë bërë thirrje lidershipit të kësaj force politike që të hapë garën dhe të largohet nga fenomeni i “meremizimit”.

Published inNews