Skip to content

Pamje të rënda! Akt heroik në Sarandë: Dy të rinj i shpëtojnë jetën shoferit që po dgjej në makinë

Një akt i jashtëzakonshëm guximi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, ku dy të rinj kanë rrezikuar veten për të shpëtuar jetën e një personi të përfshirë nga flakët.

Sokol Ahmetaj dhe Klajdi Selfo nga Saranda po kalonin rastësisht në këtë aks kur panë personin në rrezik. Ata e nxorën nga automjeti dhe përdorën xhupat e tyre për të shuar flakët që i kishin përfshirë trupin.

Lexo gjithashtu:  Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse

Pas ndërhyrjes, dy të rinjtë njoftuan ambulancën, e cila, sipas personit që përcolli ngjarjen, mbërriti pas rreth 40-45 minutash.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Identiteti i tij dhe gjendja aktuale shëndetësore nuk dihen ende.

Lexo gjithashtu:  Çfarë i ka ndodhur Rozana Radit?

Sipas informacioneve të përcjella në redaksinë e JOQ Albania, automjeti ishte përfshirë papritur nga flakët dhe nuk ishte përplasur me një mjet tjetër. Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Lexo gjithashtu:  Nafta që “u bë” ujë në maune/ Dyshime për mashtrimin Shqipëri-Kosovë, a po heton SPAK?

Në një moment kur çdo sekondë mund të ishte vendimtare, Sokol Ahmetaj dhe Klajdi Selfo nuk zgjodhën të qëndronin spektatorë. Ata ndërhynë për të shpëtuar një jetë, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm solidariteti dhe humanizmi.

Published inLAJMI