Skip to content

Humbi skedinat, 32-vjeçari ja çfarë i paska ndodhur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

Autori i dyshuar është identifikuar si Amarild Xhamaqi, 32 vjeç, një emër i njohur për Policinë, i skeduar më herët për konflikte të ndryshme.

Lexo gjithashtu:  Ish banorja e “BBV”, Lorna paralajmëron padi ndaj gazetarit: “Ka trilluar…”

Ngjarja ka ndodhur pasi 32-vjeçari ishte irrituar për shkak të humbjes së disa skedinave sportive. Teksa lëvizte me automjetin e tij në zonën e Ali Demit, ai dyshohet se ka hapur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi 1 Qershori

Lexo gjithashtu:  Detektivja nxjerr zbuluar ciftet! Ja orari kur tradhtojne me shpesh grate dhe kur burrat dhe si ta zbuloni (VIDEO)

Pas marrjes së njoftimit dhe kryerjes së veprimeve operative, Policia ka bërë të mundur lokalizimin e të riut dhe arrestimin e tij në flagrancë, ndërsa ai po qarkullonte me automjet në të njëjtën zonë.

Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë

Lexo gjithashtu:  Nuk dua të bëhem kurban! E bujshme, jep dorëheqjen ministrja e njohur

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha veprimeve të kryera nga i arrestuari.

Published inNews