Skip to content

Eshte njoftuar vendosja e gjendjes së emergjencës në sektorin energjetik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar sot në 15 janar vendosjen e gjendjes së emergjencës në sektorin energjetik, pas sulmeve të vazhdueshme dhe të koordinuara nga forcat ruse që kanë dëmtuar rëndë rrjetin e energjisë elektrike dhe sistemet e ngrohjes në të gjithë vendin.

Si pasojë e këtyre sulmeve, mijëra familje janë lënë pa energji elektrike dhe ngrohje, ndërkohë që temperaturat e dimrit kanë arritur deri në -19°C, duke krijuar rreziqe serioze për jetën e qytetarëve.

Lexo gjithashtu:  Kjo ishte e papritur per publikun, banori lë shtëpinë e BBV

Në kryeqytetin Kiev, qindra ndërtesa dhe blloqe banimi vazhdojnë të jenë të pafurnizuara me ngrohje edhe disa ditë pas një sulmi masiv ndaj infrastrukturës energjetike.

Lexo gjithashtu:  E FORTE! Nuk do ta besoni kurre ate qe paska bërë Mateo per Brikenen, naten ata kane...

Autoritetet lokale kanë angazhuar ekipe të emergjencës që punojnë pa pushim për të rikuperuar rrjetin dhe për të rivendosur furnizimin me energji, ndërsa shteti po rrit gjithashtu importet e energjisë nga vendet fqinje për të përballuar mungesat.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se situata mbetet jashtëzakonisht kritike, duke theksuar se qyteti po përballet me sfida të mëdha për të mbajtur familjet të ngrohta dhe për të garantuar furnizimin minimal me energji.

Lexo gjithashtu:  ‘Burrit nuk i ngr*het’! Gruaja shkon tek “Fallxhorja” ne Lushnje, ja receta e cuditshme qe i dha

Ai ka bërë thirrje për solidaritet dhe për bashkëpunim maksimal mes institucioneve qeveritare dhe operatorëve të energjisë.

Published inNews