Skip to content

E rëndë/ Detaje te reja per ngjarjen e rende ne Selanik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një grua 59-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Evosmos.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, e cila jetonte në Gjermani, ishte denoncuar si e zhdukur nga një shoqe e saj e ngushtë, e cila nuk kishte mundur të lidhej me të. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, e cila më pas ka ndërhyrë në banesën në rrugën Arrianou.

Lexo gjithashtu:  SKANDALI I SPAR/ “Zhduken” 2.5 ton salçiçe dhe ushqime të skaduara. Kompania hesht, refuzon transparencën

Gjatë kontrollit, 59-vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur, me një rrip të mbështjellë rreth qafës, çka ka ngritur dyshime të forta për një vdekje të dhunshme.

Lexo gjithashtu:  Sapo u njoftua lajmi i madh i shumepritur!

Në vendngjarje ndodhet një mjek ligjor, ndërsa hetimet paraprake janë marrë përsipër nga strukturat përkatëse të hetimit të krimit të organizuar.

Lexo gjithashtu:  Shtëpia e Bardhë jep së shpejti lajmin e madh për Berishën? Flet njeriu i Trump

Mësohet se gruaja kishte ardhur në Greqi për një shërbim përkujtimor për fëmijën e saj dhe kishte paguar paraprakisht për blerjen e banesës ku u gjet e pajetë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inNews