Skip to content

“Shefqeti kishte shtyrë dhe g*ditur prindërit e mi”, zbardhet dëshmia

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe plagosi rëndë një tjetër.

Në dëshminë e tij, Manzi ka treguar versionin e ngjarjes dhe konfliktin që, sipas tij, nisi për shkak të punimeve dhe kalimit të betonieres pranë banesës së familjes së tij.

Lexo gjithashtu:  Njeriut që ka punësuar gjithë familjarët e mazhorancës dhe opozitës në Bankën e Shqipërisë i jepet imunitet për ta shpëtuar nga burgu, ja akuzat që rëndojnë mbi guvernatorin Gent Sejko, nga afera e mikrokredive te zhvlerësimi i euros

“Vëllezërit Islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha zbulon skemën e ‘kufomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën

Shefqet Ismailajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismailajn. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete.”, thuhet në dëshminë e autorit.

Lexo gjithashtu:  “‘Zagarë me zinxhirë”, Murrizi nxjerr sekretet: Lidhjet e politikanëve shqiptarë me UDB-në serbe!

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ushtaraku 40-vjeçar Ngushëllim Manzi vrau me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Ismaili, ndërsa la të plagosur rëndë Shefqet Ismailin.

Published inLAJMI