Skip to content

Sherri i madh në Rinas! Reagon policia – Detajet

TIRANË — Një përleshje masive ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rinas, në orët e para të mëngjesit të 6 shtatorit. Konflikti ndodhi gjatë imbarkimit të pasagjerëve të një çarteri për në Antalia, kur një familje e madhe kërkoi të kalonte pa radhë, duke shkaktuar kaos.

Lexo gjithashtu:  Vendimi i fundit ne Hage, lajm i keq për Hashim Thaçin

Sipas Policisë së Shtetit, familja e përbërë nga rreth 18 persona, përfshirë fëmijë të mitur, kërkoi përparësi për shkak të fëmijëve. Kjo kërkesë shkaktoi një përplasje të ashpër me stafin e aeroportit.

Situata doli jashtë kontrollit, çka detyroi punonjësit e check-in të thërrasin forcat e Policisë së Rinasit. Pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë, situata u normalizua dhe udhëtimi vijoi pa probleme të mëtejshme.

Lexo gjithashtu:  KUJDES PAMJE TE RENDA - Te afermit identifikojne vik timen qe u vra ne Tirane naten: E the ren si vic ne rruge sepse...(VIDEO)

Policia njoftoi se askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti. Kryefamiljari, shtetasi A.M., dhe djemtë e tij i kërkuan falje punonjësve, të cilët vendosën të mos bënin kallëzim penal. Për shkak të reflekseve pozitive të tyre dhe pranisë së fëmijëve, Policia Kufitare i këshilloi dhe i lejoi të vazhdonin udhëtimin.

Lexo gjithashtu:  U tha që u anulua bonusi i pensionisteve! Edi Rama jep lajmin e madh! Ja cfare do merrrni per Vit te Ri

Policia mohoi gjithashtu pretendimet se familja e përfshirë në konflikt kishte lidhje familjare me shtetasin Xh. Q.

Published inNews 2