Skip to content

I arrèstùar në kòmîsáriátin e Dùrrèsit për dhùnë në fámîlje, ndèrròn jetë 63-vjèçári

Një 63-vjeçar, i cili sapo ishte arrestuar vetem nje dite me pare për dhunë në familje dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, ka ndërruar jetë në komisariatin e Durrësit.

Në një njoftim të bërë me dije nga policia e Durrësit, 63-vjeçari me inicialet M.G. ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Lexo gjithashtu:  Fláka árrîn në “qîell”, zjárri i fùqîshëm pèrfshîn lòkálin në Vlòrë

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Lexo gjithashtu:  Arsyeja pse Monika Kryemadhi nuk hyri si banore

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Published inNews