Skip to content

Vrasja e gjyqtarit Kalaja! Vjen lajmi i keq per xhaxhain e autorit, Gjon Shkambi

Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, personit që vrau me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, është rikthyer në këtë gjykatë për të kërkuar lirimin nga burgu.

Kërkesa e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie është refuzuar këtë javë nga togat e zeza të Apelit. Gjon Shkambi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si nxitës në ngjarjen e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit.

Lexo gjithashtu:  Pò nîs Pránvèra Merr fùnd tèrsi, këto jánë kátër shènjat e hòròskòpit që prîtet të kènë fát dhe mbárësi

Ai ishte në krah të nipit të tij, Elvis Shkambi, që pas një vendimi për çështje pronash në disfavor të tyre, hapi zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur palët kundështare në proces, Ragip e Ervis Kurtaj.

Lexo gjithashtu:  Lëshohet urdhër-arresti për oligarkun - Detajet

Për të njëjtën ngjarje në masën e “arrestit në burg” po hetohet edhe Elvis Shkambi.

Published inNews