Skip to content

TRAGJIKE, VDES 51-vjeçari punonjës i ndërtimit, theu këmbën e dorën pasi ra nga ashensori në punë (EMRI-NGJARJA)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën, tre ditë pasi u aksidentua në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Ilir Laçevi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në Kryebushat, teksa Laçevi ishte duke punuar në një dyqan bojërash. Mësohet se 51-vjeçari ndodhej në katin e sipërm të ndërtesës dhe po përdorte ashensorin për të transportuar disa kova me bojëra në katin e poshtëm.

Lexo gjithashtu:  kryeministri Rama për protestat e studentëve në Tiranë dhe merr këtë vendim, urdhëron ministrat që …

Ashensori kishte një kapacitet mbajtës prej rreth 500 kilogramësh, ndërsa në të ishin vendosur rreth 1 ton më shumë. Për shkak të peshës së rëndë, ashensori është shkëputur. Në përpjekje për të shpëtuar, Laçevi është hedhur nga ashensori, por ka mbetur mes shinave.

Lexo gjithashtu:  Lajm i trishtë nga vendi, ndërron jetë i riu që qëndroi 52 ditë në intensiv pas aksidentit

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda, duke thyer të dyja këmbët dhe njërën dorë. 51-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për tre ditë nën kujdesin e mjekëve.

Lexo gjithashtu:  Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e tij: Kam jetuar 4 muaj në..

Por, për shkak të plagëve të rënda të marra nga aksidenti, Laçevi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Published inLAJMI