Skip to content

Çfarë po ndodh në Shkodër? Ministri Demo dhe Hitaj zbresin në terren, takim

Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, zhvilluan një takim me strukturat e Policisë së Shkodrës, ku në fokus ishte puna e bërë gjatë periudhës së fundit dhe rezultatet në luftën kundër krimit.

Gjatë takimit u vlerësua menaxhimi i sezonit veror, veçanërisht në një qark me rëndësi të veçantë për turizmin. Megjithatë, drejtuesit kërkuan angazhim më të madh në luftën kundër kriminalitetit, si dhe në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, ku Shkodra vijon të konsiderohet ndër qarqet më problematike.

Lexo gjithashtu:  U kapën mat në mashtrime! Arrestohet ish banorja e BIG BROTHER dhe futbollisti njohur shqiptar (foto)

Ministri Demo premtoi mbështetje të mëtejshme për Policinë e Shkodrës, si në drejtim të pajisjeve logjistike, ashtu edhe përmes mbështetjes financiare, me synim forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efektivitetit në terren.

Lexo gjithashtu:  E rëndë çfarë sapo u zbuluar për Ergys Agasin

Në përfundim të takimit, dy efektivë të Policisë së Shtetit u vlerësuan për rezultate të dalluara në detyrë. Pas takimit me strukturat e policisë, ministri Demo zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku diskutimet u përqendruan në çështje me rëndësi për qytetin dhe sigurinë publike.

Lexo gjithashtu:  Flakë dhe alarm në Zvërnec, zjarri përfshin
Published inLAJMI