Skip to content

Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera

Nga Shkodra dhe bashkitë e tjera të veriut, demokratët janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë.

Degët e Partisë Demokratike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë organizuar nisjen e mbështetësve të tyre drejt kryeqytetit, nga vendet e përcaktuara paraprakisht.

Lexo gjithashtu:  Telefonata që futi në kurth policinë greke, efektivëve u shpërthen b*mba në dorë, katër të pl*gosur rëndë

Në prag të protestës, deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, është shprehur se pjesëmarrja në tubimin kundër qeverisë është një përgjegjësi qytetare.

Lexo gjithashtu:  Tr*gjedia në Gjilan – Ja çfarë tha gruaja e Brahmit që vr*u djalin e tij

“Të protestosh kundër kësaj qeverie është një detyrë qytetare”, ka deklaruar Hoti.

Demokratët e veriut pritet t’u bashkohen protestuesve të tjerë në Tiranë, në kuadër të tubimit kombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Lexo gjithashtu:  Kapet “mat” Shpëtim Saraçi, nuk e imagjinoni çfarë po i ndodh jetës së tij në Tiranë pas ndarjes nga Mira Konçi
Published inLAJMI