Skip to content

Shpërthen bombola e gazit në supermarketin tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e pallateve Delijorgji në Tiranë, ku një bombol gazi dyshohet të ketë shpërthyer brenda një supermarketi.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar panik të madh në zonë dhe dyshohet se ka persona të lënduar, megjithëse numri dhe gjendja e tyre ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT - Zbulohet deshmia e Berishes ne SPAK per vrasjet e 21 Janarit: Basha me kerkoi qe...

Ngjarja ka ndodhur në supermarketin “Xhangolli”, ku dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë zhurmë të madhe dhe tym të dendur pas shpërthimit. Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vend për të menaxhuar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve të mundshëm.

Lexo gjithashtu:  Spiropali befason me reagimin pas rënies së Ballukut: Sot po dal me gruan e cila...

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin e gazit. Ekspertët e zjarrfikëses dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të incidentit.

Lexo gjithashtu:  Stuhia ben namin ne shtetin me shume shqiptare, makinat i perpin uji me njerez brenda, ndersa autoritetet urdherojne...(Foto dramatike)

Lajmi është në përditësim…

Published inNews 2