Skip to content

Dy ngjarje te renda brenda pak minutash

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në juglindje të vendit duke lënë disa të plagosur.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në Lumalas, në aksi nacional Korçë-Maliq. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Podgorie pak minuta më vonë. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale. Policia është nisur drejt vendngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë: E dyshuara mori peng gruan e axhës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, në afërsi të fshatit Lumalas.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne vendin me miliona shqiptare, detajet

Ky nuk është rasti i vetëm i aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së sotme në vend. Më herët, një 21-vjeçar humbi jetën në Tiranë pas përplasjes së motorit me një automjet në zonën e “Grykës së Kaçanikut” ku humbi jetën drejtuesi i motorit.

Një tjetër aksident rrugor u regjistrua edhe në aksin Lezhë–Shkodër ditën e sotme pranë fshatit Gocaj, ku një motor goditi nga pas një automjet. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  ‘Më morën 14 vjeç dhe e bënë femër!’ - Rrëfimi që TRONDITI Shqipërinë dhe pse hesht shteti! Cfare fshihet pas parave dhe organizateve

Po ashtu, opinioni publik vijon të jetë i tronditur edhe nga aksidenti tragjik në Elbasan, ku regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje 7-vjeçarin Algit Samurri, teksa i mituri po shkonte në shkollë me nënën e tij.

Published inNews