Skip to content

Shqiponjat dhe RENEA do të shkrihen! Policët do të përgjigjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe ndjekjen penale të efektivëve që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë revoltës studentore.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha deklaroi se opozita ka depozituar kallëzime me emra konkretë ndaj punonjësve të policisë dhe se identitetet e tyre do të bëhen publike. Ai akuzoi strukturat speciale për veprime të paligjshme gjatë protestave, duke paralajmëruar se efektivët do të mbajnë përgjegjësi individuale për shkeljet e pretenduara.

Lexo gjithashtu:  Po më dhemb shpirti…! Irini Qirjako del në protestë për studentët! Ajo çfarë deklaroi na përloti të gjithëvea

“I kemi paditur me emra, do t’i bëjmë publikë me emra, por edhe mbrëmë kam deklaruar dhe deklaroj se famëzezat, Shqiponjat dhe RENEA, një për një sipas veprave penale, jo vetëm që do të shkrihen, por do të shkojnë atje ku e meritojnë për krimet që kanë kryer. I garantoj. Do të shkojnë atje ku e meritojnë për krimet që kanë kryer!”, u shpreh Berisha.

Lexo gjithashtu:  Renato Mekolli rrefehet per here te pare pas 5 vitesh, ja pse u largua nga Shqiperia

Kreu demokrat reagoi gjithashtu ndaj paketës së re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon ashpërsimin e gjobave dhe masave ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme.

Berisha i cilësoi propozimet si masa diktatoriale dhe deklaroi se opozita nuk do t’i njohë ato. Ai theksoi se Partia Demokratike do të vijojë aksionin politik për largimin e Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Ne si qytetarë të mos njohim asnjë prej tyre, por të ngrihemi dhëmb për dhëmb kundër Edvin Kristaq xhelatit, padrinos së vendit, dhe t’i japim atë që meriton.

Lexo gjithashtu:  ”Çmendet” moti, vjen kthesa e madhe, ja çfarë na pret në ditët në vazhdim

Edhe e deklaroj këtu që s’ka ligj as forcë në botë që do të mund të pengojë Partinë Demokratike për të përmbushur misionin e saj, largimin e tij, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira e të ndershme.

Kërkesa këto të fuqishme, të drejta, të revoltës studentore”, deklaroi Berisha.

Published inLAJMI