Skip to content

Ne gjendje te renduar psikologjike, nuk duroi me, u largua nga Ferma VIP. Dalin detajet qe askush nuk i dinte

Pas largimit të saj të papritur nga “Ferma VIP”, mungesa e Gresës në media dhe refuzimi për të dhënë intervista ka ngjallur shumë diskutime në rrjet. Aludimet për një krisje me produksionin u shtuan edhe më tepër pas deklaratës së menaxherit të saj, i cili u shpreh se Gresa e kishte mbyllur përfundimisht me fermën.

Lexo gjithashtu:  Behxhet Pacolli i nxjerr të gjitha, zbulon emrin se kush e mashtroi për Aeroportin e Vlorës

Për t’u dhënë fund spekulimeve, ish-banorja ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka falënderuar publikisht ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Në reagimin e saj, Gresa sqaroi se arsyeja e distancimit nga mediat nuk lidhet me ndonjë konflikt apo pakënaqësi me formatin, por me gjendjen e saj emocionale pas eksperiencës në reality show.

Lexo gjithashtu:  Moti ndryshon, paralajmerohet kujdes ne keto zona!

“Kam kaluar një eksperiencë të paharrueshme në Ferma VIP. Thjesht kam qenë pak e ngarkuar dhe nuk ndihem ende gati për intervista,” – shkroi ajo.

Lexo gjithashtu:  Dëshmia tronditese e motrës së Martin Çeços: Nuk na lanë as ta shihnim në arkivol. Ja cfare dyshohet se beri policia…

Në fund të mesazhit, Gresa la të kuptohet se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, duke i kërkuar ndjekësve të qëndrojnë në pritje për surprizat që po përgatit.

Published inNews