Skip to content

Shuhet këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare

Bota e artit dhe muzikës shkodrane është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Agim Molla. Ai njihej si një prej zërave të fundit dhe mbrojtësve më të mëdhenj të traditës së ahengut shkodran. Molla u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Shkodrës, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë.

Lexo gjithashtu:  E rëndë! Dy persona vjedhin çiftin, më pas i ***

Lajmin e trishtë e bëri të ditur edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe kolegët. “Me interpretimin e tij të veçantë, Agim Molla u bë pjesë e gëzimeve të shumë familjeve shkodrane, duke mbetur në kujtesë si ashiku i muzikës sonë tradicionale,” shkroi Beci.

Lexo gjithashtu:  Nuk imagjinohej as ne endrra! Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

Agim Molla do të kujtohet si një zë i rrallë dhe një pasuri e çmuar e folklorit shkodran. Pjesëmarrja e tij në qindra festa familjare dhe përkushtimi ndaj këngës së vjetër shkodrane e bënë atë një figurë të dashur dhe të respektuar. Ikja e tij lë pas një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e pashlyeshme.

Lexo gjithashtu:  Historia që po TRONDIT rrjetin - Nënë e bijë shtatzëna nga i njëjti burrë, fëmijët pritet të lindin…(FOTO)

Published inNews 2